Partizani likuidon me përmbysje Laçin, Bylisi i merr pikë në frymën e fundit Kukësit. Befasi e madhe në Gjirokastër

16 Shkurt 2020, 16:49

Partizani ka korrur fitoren e tretë radhazi në kampionat pasi sot të kuqtë për llogari të javës së 22 të Superligës kanë fituar me shifrat 1-3 në transfertën e vështirë të Laçit. Në këtë takim situata u komplikua ndjeshëm për kampionët në fuqi të Superligës në minutën e 27 kur Xhixha kaloi në avantazh ekipin kurbinast. Gjithsesi ky rezultat nuk do tëë zgjaste shumë pasi Telushi me një goditje dënimi barazoi shifrat. Ndërkohë përmbysja do të vinte shumë shpejt, pasi Bitri me kokë në minutën e 35 shënoi të dytin për ekipin e Sormanit.

Në pjesën e dytë Laçi u përpoq shumë, por ai që do të vlente ishte një tjetër supergol i Bruno Telushit, që nuk fali përsëri nga goditja e dënimit. Me këtë fitore Partizani ngushton diferencën me kreun e renditjes, pasi Kukësi nuk ka shkuar më shumë se 1-1 në transfertën e Ballshit. Për verilindorët Musta në minutën e 30 shënoi golin i cili dukej se do të kishte vlerën e tre pikëve deri në minutën e 94, atëherë kur Bylisi do të barazonte me sulmuesin Makone.