Partizani mposht me përmbysje Kastriotin për kreun e Superligës, Tirana bën 'paqe' me Kukësin

17 Prill, 19:21

#reportTV #lajmeshqip #lajme Fitorja 3-1 me përmbysje kundër Kastriotit në Air Albania i ka dhënë të paktën përkohësisht kreun e Superligës Partizanit. Skuadra e drejtuar nga Daja u ndëshkua në minutën e katërt nga Daci, por brenda pjesës së parë barazuan me Hakajn. Në fraksionin e dytë të lojës ‘demat’ realizuan dy herë Junior dhe Asanit, duke marrë një fitore jetikë për objektivin titull. Aktualisht Partizani është në kuotën e 50 pikëve, 1 më shumë se Teuta që të dielën luan kundër Skënderbeut dhe 3 më shumë se Vllaznia, që për llogari të javës së 29 udhëton në Fier. Ndërkohë sfida tjetër e ditës së sotme mes Tiranës dhe Kukësit është mbyllur me shifrat 2-2. Një ndeshje spektakolare për syrin e tifozëve, por që nuk bën punë për objektivat, pasi të dy skuadrat janë jashtë zonës së Europës. Sakaq të dielën pritet me interes përballja mes Skënderbeut që kërkon mbijetesës dhe Teutës që do kreun. Dy ndeshjet e tjera të javës së 29 të Superligës janë Apolonia-Vllaznia dhe Laçi-Bylis.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha