Partizani nis sot aventurën europiane, Mehmeti: Do jetë ndeshje taktike në Gjeorgji! Laçi pret Iskrën në 'Elbasan Arena'

7 Korrik 2022, 16:30

Sot në orën 18:00 do nisë aventurën në Conference League Partizani, që luan në Gjeorgji kundër Saburtalos. Trajneri Mehmeti në disa raste ka deklaruar se disa lojtarë nuk janë formë, por Partizani gjithsesi ka bindur në teste miqësore të zhvilluara në Slloveni.