Partizani për turp, Kukësi e dërgon në "play-of"! Tirana marshon frikshëm për titullin

7 Qershor 2020, 20:24

Partizani ka bërë një tjetër paraqitje katastrofike pasi në javën e 28 të Superligës është mposhtur 1-3 nga Kukësi, duke marrë në këtë mënyrë humbjen e 5 radhazi në kampionat.

Në 'Selman Stërmasi' të kuqtë u ndëshkuan fillimisht në fundin e pjesës së parë nga Abazaj, ndërsa në fraksionin e dytë një autogol i Boldor dhe rrjeta e Et'hemit dërguan shifrat e përkohshme në 0-3.