Partizani shpërdoron tjetër shans për kreun, 'paqe' pa gola me Teutën në Elbasan

21 Mars 2021, 19:09

#reportTV #lajmeshqip #lajme Pas Laçit që u mposht nga Tirana shansin për të kapur kreun e ka humbur edhe Partizani që barazoi pa gola në Elbasan Arena kundër Teutës. Për t’u veçuar në këtë takim ishte një gol i dyshimtë i anuluar për pozicion jashtë loje në favor të Partizanit. Pas këtij barazimi Partizani dhe Teuta ndajnë vendin e tretë me 43 pikë, 2 më pak se Vllaznia kryesuese. Ndërkohë në ndeshjet e tjera Bylis mposhti 2-1 Kukësin, ndërsa Skënderbeu është larguar nga vendi i fundit pasi fitoi 1-2 përballjen e mbijetesës me Apoloninë.