Partizani triumfon 2 - 1 në derbin ndaj Tiranës, festa e futbollistëve

29 Shtator 2019, 21:44

TIRANË- Partizani fitoi përsëri, por kësaj radhe stadiumi Selman Stërmasi u përgjak për shkak të përplasjeve mes tifozëve kryeqytetas. Entuziazmi i papërmbajtshëm i tifozëve të cilët u duk qartë në rrugët e kryeqytetit, u shfry një orë përpara fillimit të ndeshjes, aty ku në fillim me ofendime, e më pas me dhunë dy tifozeritë u përplën në sheshin mbrapa njërës prej portave të stadiumit me sende të forta, flakadanë dhe tymuese. Disa tifoza u lënduan nga përleshja fizike ndërkohë u desh ndërhyrja e FNSH dhe efektivëve të Policisë që të qetësonin situatën kaotike të krijuar pasditen e sotme në stadium.

100 policë privatë nuk mundën dot të mbajnë dot 8089 tifozë të pranishëm në Selman Stërmasi. Ndërkohë situata vijoi edhe në fushë. Në të dyja palët flakadanë, sharje dhe ofendime. Si tifozët e Tiranës dhe Partizanit sulmuan me shishe plastike lojtarët kundërshtarë ndërsa një koreografi tepër e rëndë e vendasve ra në sy, dy persona me yll të kuq mbrapa të varur në litar. Ata simbolizonin tifozë të Partizanit ose siç ashtuquhen nga tifozët e Tiranës ‘’komunistë.’’