Partizani zyrtarisht kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh! Tirana rrezikon rënien

12 Maj 2019, 20:03

Partizani shpallet kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh. Titulli shijon akoma më shumë kur vjen pas fitores në derbin përballë Tiranës me rezultatin 2-1.

Dy golat për Partizanin u shënuan nga Cinari, ndërsa për Tiranën rrjetën e nderit e tundi Greca.

E ndërsa në kampin e kuq ka festë, në atë bardhelu ka frikë, pasi  Tirana e sheh veten në vendin e 8-të me 40 pikë, vetëm 2 më shumë se Kastrioti duke rrezikur rënien.