Parullat kundër Borchardt/ Rama: Ambasadori u kërcënua! Basha: No coment

12 Maj 2019, 19:00

Militantët e Partisë demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i shkuan poshtë shtëpisë kryediplomatit të OSBE-së mbrëmjen e djeshme pas deklaratave të tij për dhunën në protestën e opozitës, duke i lënë një shënim në hyrjen e pallatit ku ai banon. "Turp për ju", shkruhej në mbishkrimin e lënë me bojë. Rama deklaroi sot se "Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas deklaratë që foli për organizatorë për dhunë kriminale". Por si e komenton Basha? "Nuk kam asnjë informacion që ndonjë ambasador është kërcënuar. Fjala Rama deklaroi sot është parantezë për gënjeshtër, unë nuk kam asnjë fakt që është kërcënuar ndonjë ambasador. Ke ndonjë fakt që ndonjë ambasador është dënuar? Parullat? Nuk bëj koment cfarë parullash". Pasi tha se nuk ka dijeni për kërcënim të ndonjë ambasadori, Basha i kërkoi gazetarit që përsëriste parullën “Borchardt turp të kesh…”

Basha: Keni ndonjë fakt që ndonjë ambasador është kërcënuar sot?!
Gazetari: Ndonjë koment për parullat?
Basha: Çfarë parullash?
Gazetari: Parullat në pallatin e ambasadorit Borchardt?
Basha: Nuk bëj komente për parullat, çfarë parullash?
Gazetari: Borchardt turp të kesh..
Basha: Si?
Gazetari: Borchardt turp të kesh..
Basha: Si?
Gazetari: Borchardt turp të kesh..
Basha: No comment

  •