Pas 17 ditësh grevë urie, naftëtarët thirren në takim me përfaqësuesit e firmës

14 Tetor 2020, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 13:20:58

Report Tv mëson se naftëtarët janë thirrur në një takim me nënkontraktorë të firmës. Lajmi është dhënë nga kryetari i Sindikatës, Sokol Dautaj, i cili tha se do të pranojnë të ulen në takim me çdokënd që mund të ofrojë një zgjidhje.

"Jam  kontaktuar për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e firmës, jemi njoftuar që ka një lëvizje nga palët. Nënkontraktori që menaxhon kompaninë jemi njoftuar në takim, jemi prirur që të ulemi në takim me çdo palë. nuk e dimë se cila palë do jetë në takim", tha Dautaj.