Pas 19 vitesh, qeveria afgane nis bisedimet me talebanët për paqen

12 Shtator 2020, 12:08

19 vite konflikt mes trupave të qeverisë afgane dhe talebanëve duket se janë afër fundit. Mëngjesin e së shtunës në Katar nisën bisedimet e paqes qe duhet të kishin filluar në shkurt por  mosmarrëveshjet mbi shkëmbimin e të burgosurve i bllokuan ato. Këto janë hapat e para të drejtpërdrejta midis Talebanëve dhe përfaqësuesve të qeverisë Afgane.

Militantët  deri në shkurtin e 2020 kur u arrit një marrëveshje mes SHBA dhe talebanëve kishin refuzuar të takoheshin me qeverinë, duke i quajtur ata "kukulla" amerikane. Të dy palët po synojnë pajtimin politik dhe një fund të dhjetëvjeçarëve të dhunës, i cili filloi me pushtimin Sovjetik 1979.