Pas 3 orësh palët politike dakordësohen për praninë e policisë në zgjedhje dhe vendosjen e kamerave

28 Maj 2020, 20:18

Në mbledhjen e Këshillit Politik duket se të gjitha palët janë dakordësuar  për praninë  e policisë në procesin zgjedhor dhe vendosjen e sistemit të monitorimit me kamera të gjitha qendrat e votimit. Sipas gazetares së Report Tv, Klesiana Omeri palët kanë bërë një pushim të shkurtër dhe janë rimbledhur sërish për të diskutuar në këtë pjesë të dytë rolin e prokurorisë në zgjedhje si dhe hetimin e krimeve zgjedhore nga SPAK.