Pas 4 muajsh nis punën transporti urban në Elbasan, ka qytetarë që nuk mbajnë maska

12 Korrik 2020, 13:26

Pas katër muajsh ka rinisur punën transporti publik urban në qytetin e Elbasanit. Numrat në rritje të rasteve me Covid 19 kanë përforcuar thirrjet ndaj qytetarëve për të zbatuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskës. Report Tv ka kryer një vëzhgim ditën e sotme, ku është vënë re se ka edhe nga ata qytetarë, të cilët nuk mbajnë maskë gjatë kohës që udhëtojnë me autobus.

Në Elbasan sot janë infektuar 4 persona me koronavirus, ndërsa raste aktive në këtë qark janë 36. Nga Elbasani kanë humbur betejën me Covid 4 persona.