Pas 4 vitesh rikonstruksion/Teatri Kombëtar i Operës inaugurohet në fillim të muajit dhjetor

7 Nëntor 2020, 14:55

Pritjes së gjatë katërvjeçare të artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës edhe Baletit për të interpretuar në shtëpinë e tyre po i vjen fundi. Pas koncertit të mbrëmjes së të premtes, ku spektatorët shijuan krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë poshtë ballkonit të operës, ndërsa artistët këndonin, ReportTV mëson se opera do të inaugurohet në fillim të dhjetorit, datë 5.