Zhbllokohen doktoraturat në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. 119 të diplomuar në vitet e fundit në këtë degë, mes të cilëve edhe pedagogë do të kenë mundësi të ndjekin ciklin e tretë të studimeve. Për dekanin Dhori Kule, kjo është një ngjarje e rëndësishme që rikthen kërkimin shkencor në fakultetin që ai drejton.