Pas debateve të shumta për logon e Tiranës 100 vite kryeqytet, ku u hodhën akuza për plagjiaturë, PD ka akuzuar sërish Bashkinë Tiranë se këtë herë ka vjedhur edhe këngën në klipin e krijuar për 100-vjetorin e Tiranës. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa përmes një statusi shkruan se teksti është i njëjtë me këngën e bërë për Londrën.
'Tirana në këtë 100 vjetor mund te kishte qindra këngë të orkestruara posaçërisht për të, duke e nderuar kryeqytetin, duke përfshirë edhe motivet tironse pse jo. Por jo, Veliaj zgjodhi që për 100 vjetor Tiranën ta nderonte me një vjedhje të radhës, me këngën e Londrës! Pasi kopjoi logon, nuk kishte si mos të kopjonte edhe kolonën zanore ndërkohë që kanë shpenzuar mijëra euro nga paratë e qytetarëve të Tiranës', shkruan ndër të tjera në Facebook, Zhupa.
