Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Kryeministri u përball me qytetaren Bukurije Braka. Braka u bë e njohur në dëgjesën publike në Cërrik, ku i tha Kryeministrit Edi Rama se kontrolli parësor është i dështuar. Braka u ankua se në qendrat shëndetësore nuk kishte as aparat tensioni.
Por siç duket, Braka ka ndryshuar qëndrim. Sot, në kryeministri ajo tha se është e kënaqur me Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste por sipas saj, problemi qëndron tek administrata shtetërore që nuk kryen detyrën.
Batutat e Ramës me Bukurije Brakën sot në Kryeministri:
Nuk ishte e nevojshme të vinin deri në Kryeministri këto probleme. Problemi u zgjidh brenda 10 ditësh. Vajti vajza, mori zgjidhje.
Rama: Fol si në Cërrik, mos ki emocione. Aty më mbyte.
Bukurije Braka: Jo jo, s’të mbyta unë.
Rama: Fol tashi
Bukurije Braka: Administrata poshtë duhet të jetë si këta këtu. Të ishin njësoj si këta, s’të thoja ty për certifikatë. Ata e kalojnë kohën nëpër lokale. Me ty jam e kënaqur.
Rama dhe Bukurije Braka në Cërrik:
Qytetarja: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up, mamografia dhe pap testi?
Rama: Kush të tha që nuk janë falas?
Qytetarja: Atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin
Rama: Unë them mamografia është falas e pap test i ke në Elbasan.