Pas apelit të Report TV, nis riparimi i aksit Kavajë-Rrogozhinë! Menaxheri i projektit: Ka qenë në procese gjyqësore!

1 Prill 2021, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2021-04-01 16:43:01

Pas apelit të Report Tv, Autoriteti Rrugor ka nisur riparimin për vendosjen e bordurave, sinjalistikave, ndriçimit në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të Gosës, që ishte shndërruar në një burim aksidentesh.

Në Kavajë-Rrogozhinë, në të dyja drejtimet, filloi puna për riparimet e shtresave asfaltike të dëmtuara dhe të elementeve të sigurisë rrugore”, shkruan ARRSH.

4 viktima dhe 6 të plagosur u rregjistruan në 2 muaj gjatë përiudhës janar-shkurt 2021 nga aksidentet në këtë aks.

Ngjarjet kanë qenë kryesisht për shkak të demtimit të rrugës. Përmes pamjeve të treguar anga gazetari i Report Tv gropat shihen njëra pas tjetrës. Vetëm në 2 km rrugë, gazetari tregoi për 13 gropa të tjera.