Pas Bashës reagon edhe Floriana Garo: Kërkoju falje grave që ke ofenduar, koha juaj ka mbaruar

16 Mars 2021, 18:11

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka reaguar pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama, ndaj një video të publikuar nga kreu i PD-së i cili akuzonte Ramën se ofendon gratë.

Garo shkruan se Rama të vetmen gjë që duhet të bëjë sot është tu kërkojë falje grave, duke shtuar se është koha që vajzat dhe gratë shqiptare të marrin vendin që u takon.

‘Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite.

Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.’- shkruan Garo.