Pas Boçit, edhe ish-kryebashkiakja e Prrenjasit hedh akuza: PS ka nisur të shpërndajë formularët për karta ID, i bën presion administratës

8 Tetor 2020, 17:49

ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira, ka hedhur akuza kundrejt qeverisë, e cila sipas saj kërkon të manipulojë zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se PS ka filluar shpërndarjen e formularëve dhe sipas saj çdo anëtari të administratës publike i kërkohet të mbushë një listë me 30 emra dhe ID përkatëse, duke u ushtruar edhe presion.