Pas Bratajt, pozitiv me COVID-19 dhe shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT

31 Mars 2020, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2020-03-31 12:01:03

TIRANË- Pas shefit të Urgjencës, Skendër Brataj, është infektuar me koronavirus edhe Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT pozitiv me COVID-19. Koraqi, është njëkohësisht zv. dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Një lajm i tillë është konfirmuar nga burime për Report Tv, teksa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.