Pas Champions-it Bayern shkëlqen edhe në Bundesligë, M.City nuk fal për titullin në Premier League

27 Shkurt, 19:15 | Përditesimi i fundit: 2021-02-27 19:16:20

Bayern Mynchen është rikthyer te fitoret në Bundesligë në javën e 23 të kampionatit. Skuadra e Flick pasi shkëlqeu në Champions League ka mposhtur 5-1 Koln-in në ‘Allianz Arena’. Fillimisht shifrat i zhbllokoi Chupo-Mouting, ndërsa më tej Lewandoski do të realizonte ‘dopietë’ para se miqtë të shkurtonin përkohësisht.  Deri në fundin e ndeshjes protagonist do të bëhej edhe Gnabry, i cili realizoi dy herë për të stampuar shifrat përfundimtare. Me këtë fitore kampionët në fuqi shkëputen me 5 pikë nga Leipzig i vendit të dytë pavarësisht se këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Fitore në këtë javë të Bundesligës ka marrë edhe Dortmund që mposhti 3-0 Arminia Bielefeld. Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë nga Dahoud, Sancho dhe Reinier.

Sakaq në Premier League Manchester City që udhëheq kampionatin nuk ka gabuar kundër Ëest Ham, duke fituar 2-1. Dias zhbllokoi shifrat për skuadrën e Guardiolës, ndërsa brenda pjesës së parë Antonio barazoi përkohësisht për miqtë. Golin tre pikësh më tej do ta realizonte qendërmbrojtësi John Stones.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha