Pas Clintonit, Obamës dhe CNN, regjisori Robert De Niro merr një pako të dyshimtë

25 Tetor 2018, 16:51 | Përditesimi: 25 Tetor 2018, 16:51

Përpara ndërtesës së regjisorit të njohur Robert De Niro, mëngjesin e sotëm ka mbërritur një pako e dyshimtë. Policia e New York-ut po e shqyrton këtë rast, pasi dyshiohet se pakoja përmban bombë, ose lëndë shpërthyese.

Kujtojmë që një ditë më parë pako të tjera të dyshuara se përmbanin bombë kanë mbërritur në shtëpinë e ish-Presidentëve, Bill Clinton dhe Barack Obama si dhe në zyrat e CNN.

Gazetarët e kësaj të fundit dhe banorët e gjithë ndërtesës Time Warner janë evakuuar. Miliarderi George Soros, është kërcënuar gjithashtu me një pako e dyshuar si bombë, tre ditë më parë. Policia po vazhdon hetimet përkatëse, por ende nuk ka një të arrestuar në lidhje me këto kërcënime.

b.ha./Shqiptarja.com