Pas disa ditësh kundërshti, Trump ndryshon mendje, nënshkruan paketën financiare rreth 900 miliard dollarë

28 Dhjetor 2020, 18:17

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një paketë financiare prej 900 mld dollarësh për të përballuar impaktin e koronavirusit në vend. Në fillim të javës Trump kritikoi ashpër projektligjin dhe la të kuptohej të shtunën se ende është kundër tij.