Pas dy gjobave, Basha mes hudhrave në Lushnje: Ramavirusi po i rrënon, ju tregoj shqetësimet e fermerëve

16 Maj 2020, 14:17

TIRANE-Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka postuar disa foto nga një takim që ka zhvilluar me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës, ku tregon edhe shqetësimet e tyre. Basha thotë se fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurrencën e pandershme nga produktet e importit.

"Me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës ndamë shqetësimin për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë. Ramavirusi ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin.  Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama.