Basha prezanton programin për mirëqenien sociale: Persona me aftësi të kufizuar pjesë e qeverisë!

8 Shkurt 2021, 09:44 | Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 10:32

TIRANË- I bindur se me këtë plan fiton Shqipëria, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin për mirëqenien social. 5 janë pikat kryesore të këtij programi të demokratëve për zgjedhjen e 25 prillit. Së pari, kryedemokrati ka bërë me dije se pjesë e qeverisë së tij do të jenë persona me aftësi të kufizuar, të cilët sipas së cilit gjatë qeverisjes së Ramës janë harruar krejtësisht. Gjatë prezantimit të planit, Basha tha se ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë.

Një tjetër pikë e rëndësishme ku u ndal Basha janë edhe pensionistët. Duke vënë theksin se pensionistët janë më të braktisur se kurrë më parë në 30%,  numri një i demokratëve tha se me ardhjen e PD-së në pushtet do të fitojnë dinjitetin e munguar. Angazhimi për ta është rritja e pensioneve dy herë më shumë se  norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit.Në fokus të programit është të PD-së janë edhe çiftet e reja. Pas angazhimit për rritjen e numrit të kredive të buta në vit, ai ka bërë me dije se do të subvencionojë 100% të interesave për kredi për shtëpi për 20 mijë familje dhe çifte të reja. Për hartimin e tij, Basha tha se janë punuar me muaj e vite dhe këmbëngul që është plotësisht i realizueshëm, edhe pse e quan jo një “plan që do të bëjë mrekulli”, por do të sjellë sipas tij stabilizimin, normalizimin dhe rimëkëmbjen e vendit.

B.K./Shqiptarja.com