“Pas emisionit përfunduam në prokurori”, gazetari tregon ç’ndodhi për një telefonatë…

26 Prill 2020, 10:28

Tek emisioni i mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” në Report Tv janë të shumta telefonatat dhe për këtë arsye është e vështirë të parashikosh mendimin e dikujt, duke bërë që shpeshherë disa telefonues ta shkelin etikën. I tillë është rasti i një qyetari nga Cërriku i cili ka përmendur Live një gazetar shqiptar duke e kërcënuar. Gazetari Besard Jacaj tregoi live në emision se çfarë ka ndodhur pas asaj telefonate.