Pas fundjavës së qetë, Lushnja i 'kthehet' punës! Njerëzit respektojnë distancën mes tyre

13 Prill 2020, 10:02 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 10:03:27

Dita e hënë ka nisur me oraret e reja të lëvizjes nga ora 05:00 deri në orën 17:30. Prania në rrugë e qytetarëve të Lushnjes dhe mjeteve që lëvizin në rrugë janë të konsiderueshme, por ajo që vihet re është respektimi i distancës mes njëri-tjetrit. Lëvizjet janë që nga personat dhe makinat që shkojnë në punë deri tek ata qytetarët, të cilët kanë një autorizim nga policia e shtetit për të kryer pazaret e shtëpisë.

Kamera e Report TV ka bërë një inspektim në rrugët e Lushnjes ku vihet re se njerëzit presin në radhë dhe në distancë në furrat e bukës, farmaci dhe marketet për të bërë pazaret.