Pas Hashim Thaçit, Presidenti Ilir Meta pret në takim ambasadoren e SHBA, Yuri Kim

5 Qershor 2020, 11:36 | Përditesimi i fundit: 2020-06-05 11:39:04

Ambasadorja e ShBA-së, Yuri Kim ka intesifikuar takimet për zhvillimet e fundit politike, që lidhen kryesisht me reformën zgjedhore, e cila ka mbetur pezull.

Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe pasohet nga një takim që kreu i shtetit zhvilloi me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.Ky takim i ambasadores Yuri Kim me Presidentin Meta vjen pas deklaratave të saj dy ditë më parë, e cila ia la kreut të PD, Lulzim Basha të gjithë përgjegjësitë e integrimit të Shqipërisë.

Pritet që pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, Presidenti Ilir Meta të ketë edhe një deklaratë për mediat, që prej dy javësh e ka bërë traditë të dalë para gazetarëve.

Burimet bëjnë të ditur se Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim do të flasin edhe për planin me 14 pika të kreut të shtetit për të ndryshuar reformën në drejtësi, për të krijuar një këshill politik.