Pas karantinës Kryemadhi i rikthehet politikës, akuza qeverisë për fasonët: Paketë ekonomike për këto biznese

2 Maj 2020, 18:47 | Përditesimi i fundit: 2020-05-02 18:54:29

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka bërë asnjë deklaratë politike në këto 51 ditë karantinë të vendit. Por duket se heshtja ka marrë fund dhe Kryemadhi i është rikthyer akuzave politike duke u shprehur qartë 'të fitojmë kohën e humbur'.

Ajo ka zhvilluar një takim me biznesin fason dhe ka kërkuar mbështetjen e këtij biznesi pasi është gjeneratori i punësimit të mijëra qytetarëve. Kryemadhi akuzoi qeverinë se nuk mbështet këtë sektor duke i kërkuar një paketë urgjente ekonomike në mënyrë për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi