Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi të bënte batuta për reshjet e shiut dhe qenin që po lehte para fillimit të ceremonisë zyrtare të pritjes. Rama tha se qeni jep mesazh që fusin xixa mes tij dhe Kurtit.
"Faleminderit për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas herë reshje 20 minutëshe. Ishte një qen që lehte para se të nisnin hymnet, por pas këndimit dhe qeni nuk lehu më, çka jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe të shikojnë të shohin çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, ne jemi shumë të hapur dhe për çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t'i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh, kështu që me të falat përkatëse për qenin e konsideroj të hapur këtë mbledhje", tha Rama.