'Pas kësaj bota me siguri nuk do jetë e njëjtë', mjeku Kastriot Boriçi: Ja pse Covid-19 është tepër i rrezikshëm

22 Mars 2020, 21:10

Në situatën e vështirë të krijuar nga koronavirus në Shqipëri, mjekët kanë treguar se kanë qenë heronjtë e vërtetë të kësaj lufte, e të paktët që njerëzit kanë zgjedhur t'i besojnë. 

Mjeku Kastriot Boriçi me anë të një videomesazhi thotë se bota pas situatës që krijoi koronavirus nuk do të jetë më e njëjtë, ndërkohë që e konsideron një virus vërtet të rrezikshëm që nëse të con drejt spitalit, ka rrezik të madh të të marrë edhe jetën.