Shkarkohen 3 drejtorë rajonal të AKU-së së Tiranës, Durrësit dhe Korçës.
Merita Mëçalla, drejtoreshë e AKU në Tiranë, Algert Mëhalla në Korçë dhe Martin Jorgaqi në qytetin e Durrësit janë shkarkuar me motivacionin e performancës së dobët në punë dhe mospërmbushje të detyrave. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shkarkuar gjithashtu edhe disa inspektor rajonal.
Ky vendim vjen pas kritikave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi për këtë insitucion. Ky i fundit, në një intervistë në '5 pyetje nga Babaramo"tha se AKU nuk ka kryer detyrën e saj, e për këtë arsye do t'i nënshtrohen një formati rrënjësor.