Pas Kupës, Teuta i merr Tiranës edhe Superkupën e Shqipërisë

31 Gusht 2020, 23:09 | Përditesimi: 31 Gusht 2020, 23:09

Teuta është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë pasi në Elbasan Arena ka mposhtur 2-1 Tiranën. ‘Djemtë’ e detit ishin më të qetë në lojë dhe për këtë arsye arritën të realizonin dy herë në pjesën e parë. Në të dyja rastet ishte Rubin Hebaj, fillimisht pas një rrëmuje në zonë, ndërsa më pas në vijim të goditjes së një penalltie, të cilët Vila nuk e realizoi direkt.

Në pjesën e dytë Tirana do të ringjallej pas daljes me të kuq të Arapit për Teutën në minutën e 66. Kampionët e Superligës arritën të shkurtonin shifrat në minutën e 75, por pavarësisht përpjekjeve të bardhebluve, deri në fund ky rezultat mbeti në fuqi.

r.k./Shqiptarja.com