Pas lajmit të Report Tv, Autoriteti i Konkurrencës urdhër 'Megapharmës': Furnizo me vaksinën e gripit të gjitha farmacitë jo vetëm 'Orange' ose gjobë 10 % të xhiros vjetore

15 Tetor 2020, 17:37

Pas lajmit të transmetuar në Report Tv, Autoriteti  i Konkurrencës ka urdhëruar depon farmaceutike "Megapharma" që të shpërndajë vaksinën e gripit dhe në farmacitë e tjera, jo vetëm ato "Orange" ku është  aksionere, në të kundërtën do ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore.