Pas Lezhës tronditet edhe Durrësi! Ekzekutohen 2 vëllezër me armë zjarri

27 Prill 2020, 17:41 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 23:03:14

Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri në qytetin bregdetar të Durrësit. Report Tv mëson se viktimat janë vëllezër, të cilët janë gjetur pajetë brenda në makinën tip 'Golf'.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës.