Pas marrëveshjes politike për 'Zgjedhoren', opozita protestë simbolike për të kujtuar djegien e mandateve

15 Janar 2020, 18:34

TIRANE- Një ditë pas konsensusit politik në tryezën e përbashkët për Reformën Zgjedhore, opozita ka vendosur të zhvillojë një protestë kombëtare simbolike për të kujtuar djegien e mandateve. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kolegjit të Kryetarëve.

Ka qenë ideja e një prej 61 kryetarëve të Partisë Demokratike në rrethe, për të vendosur këtë protestë, propozim që është miratuar më pas nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Nuk dihet nëse ky vendim do të ketë në prapavijë një valë protestash, apo do të mbyllet vetëm me përkujtimin e aktit të paprecedentë të djegies së mandateve.