Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat në largim të shkujdesur

9 Janar 2019, 18:19

Teksa është duke pritur dekretimet e Ilir Metës dhe votën e parlamentit, Edi Rama e mbodhi sot qeverinë në Kryeministri, ku morën pjesë ministrat në largim dhe të rinjtë. Në mbledhje, Edi Rama këtë të mërkurë, përjashtoi nga pjesëmarrja zëvendësministrat, të cilët në mbledhjet e tjera merrnin pjesë me shefat e tyre. 

E para mbërriti ministrja e shkarkuar e Arsimit. Pak para orës 11 në godinën e qeverisë, hyri Ditmir Bushati, i vetmi propozim për shkarkim të cilin Ilir Meta nuk e ka firmosur. Damian Gjiknuri mbaroi bisedat në telefon, pastaj hyri në Kryeministri. Pas tij hyjnë ministrat që shpëtuan nga reflektimi kryeministror i shuplakës studentore. Ministrat e rinj hynë njëri pas tjetrit. Spiropalin e kishte marrë në makinën e saj Kumbaro. 

Më pas mbërriti Belinda Balluku, ministrja e re që do të zëvendësojë Gjiknurin në krye të Infrastrukturës dhe Energjetikës. Në dalje të larguarit, që me gjasë do ta kenë këtë mbledhjen e fundit të qeverisë që marrin pjesë, ishin më sportivë.

Kush iku në këmbë, kush në çadrën e shokut apo ndonjë tjetër duke pritur shoqëruesin t’i mbrojë nga shiu. Më i çliruar nga kjo mbledhje duket Arben Ahmetaj i cili mban një kasketë dhe pasi lë Kryeministrinë i hedh dosjen shoferit. Për të tjerë, duket se jeta vijon normalisht....

    No videos found.