Pas Metës e Kryemadhit, paditen në SPAK Vasili, Panariti, Guri e biznesmenë pranë LSI! Valteri: Të tjera denoncime nga PD e PS

16 Qershor 2022, 11:36 | Përditesimi i fundit: 2022-06-16 16:43:59

Të tjerë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë denoncuar nga SPAK, nga ish-deputeti demokrat, Halit Valteri. Pas presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, Valteri ka denoncuar edhe Petrit Vasilin, Edmond Panariti, Elona Guri, si edhe biznesmenë pranë tij. Ai i akuzon se kanë shpërdoruar detyrën.