Pas pandemisë aktorët e 'Metropolit' pranë publikut me “Njëlloj si ti”

27 Maj 2020, 16:05

“Ndonëse nga jashtë jemi ndryshe, nga brenda jemi të gjithë njësoj”. Këtë mesazh kanë zgjedhur aktorët e teatrit të Metropolit që të transmetojnë tek fëmijët në datën 1 qershor.

Fëmijët do të mësojnë nga personazhet e shfaqjes, “Njësoj si ti” që vjen nën regjinë e Amri Hasanlliut  më shumë për njerëzit me paralizë cerebrale, me aftësi të kufizuara në shikim dhe dëgjim, edhe për ata me sindromën daun.