Pas pandemisë, ekspozita “Fituam jetën” në muze, Abaz Hado : Të gjithë duhet të bëjmë diçka për vendin!

10 Korrik 2020, 16:15

Pandemia COVID 19 preku mbarë botën, por artisti Abaz Hado përmes artit pamor i ka dhënë kuptim kësaj periudhe, duke realizuar 100 tablo në akuarel, vizatim dhe akrilik, të cilat i ka ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. “Fituam jetën” është ekspozita që sjell kohën e çeljes së petaleve të trëndafilave, qytetet pa njerëz, por edhe ngrohtësinë familjare shpesh të munguar më herët.