Pas përjashtimit nga Kuvendit, Ralf Gjoni poston videon: Nuk ma mbyllin dot gojën

27 Maj 2020, 10:08

Menjëherë pas përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ka reaguar edhe deputeti Ralf Gjoni. Në një reagim në rrjetet sociale, Gjoni thotë se pavarësisht këtij veprimi nga partia mëmë, siç e quan ai,  nuk mund t'ia mbyllin dot gojën.

Reagimi i Ralf Gjonit

Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit!

7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.

Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi.

Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.