Pas punësimit 17 vjeçari përlotet në takimin me Ramën, ka disa kërkesa të tjera për Kryeministrin

2 Korrik 2018, 12:38 | Përditesimi i fundit: 2018-07-02 13:17:39

Ndërsa prezantonin rastet konkret, i radhës ishte 17-vjeçari i prezantuar si Samueli.

Ai u ftua në foltore, në krah të të cilit qëndronte Edi Rama për të treguar se si ishte punësuar me platformën e bashkëqeverisjes. Por, gjatë kohës që ai tregonte historinë e trishtë pasi kishte humbur të atin dhe se barra e familjes me nënën dhe dy motrat më të mëdha i kishte rënë atij, i riu është përlotur dhe e ka ndërprerë fjalimin.

Ai po ashtu i ka drejtuar Ramës edhe një kërkesë konkrete.

“Nuk e dija çfarë më priste pasi humba babain. E gjithë barra më ka rënë mua. Kërkoj të punësohet edhe nëna dhe dy motrat e mia më të mëdha. Kërkoj nga Rama vetëm strehim, pasi kemi probleme edhe me xhaxhallarët”, u shpreh i riu, i cili nuk ka mundur të flasë më shumë.

    No videos found.