Pas pyetjes provokative, Basha u bën premtimin studentëve: Kur të bëhem kryeministër universitetet do lidhen me tregun e punës

3 Mars 2020, 15:55

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me disa studentë ku u ka shtruar dhe një pyetje, sipas tij provokative, se  'çfarë do të bënin po të ishin ministër arsimi'. Gjatë diskutimit studentët kanë dhënë përgjigjet e tyre ku disa kanë shprehur shqetësimet për ligjin për arsimin e  lartë ku kërkonin tarifa më të lira pasi prindërit e tyre nuk i përballojnë dot me rrogat që marrin, ndërsa lidhja e universiteti me kërkesat dhe tregun e punës ishte një tjetër diskutim.