Pas raportimit të Report Tv, vendoset tuneli i dezinfektimit te tregu i Kamzës

20 Prill 2020, 11:23

E hëna ka sjellë një panoramë krejtësisht ndryshe në tregun e Kamzës. Pas raportimit të Report Tv, Bashkia ka vendosur rrathët e verdhë që detyrojnë qytetarët të mbajnë distancën nga njëri-tjetri, por fillimisht përpara se të hyjnë në treg ato do të duhet të dezinfektohet në tuneli e vendosur vetëm ditën e djeshme. Nuk mungojnë as gardhet metalike në hyrje të tregut.Të pranishëm janë edhe uniformat blu dhe ushtria që monitorojnë zbatimin e rregullave. Dy ditë më parë, Tregu i Kamzës u kthye në një problem i madh dhe rrezik infektimi për shkak të grumbullime masive të qytetarëve , të cilët nuk respektonin distancën dhe as zotëronin maskat mbrojtëse gjatë kohës që bëni pazar. Sot, situata ka ndryshuar.