Pas shkarkimeve e hetimeve, KLSH kalon në sitë dosjet e 4 viteve të fundit në Kadastrën e Vlorës

12 Shtator 2019, 17:00

VLORE-Pas furtunës së shkarkimeve, dorëheqjeve dhe hetimeve që kanë nisur në institucionin e Kadastrës, Kontrolli i Lartë i Shtetit po kalon në sitë të gjithë dokumentet e nxjerra.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se punonjësit e KLSH-së po verifikojnë dosjet e katër viteve të fundit.

Dje zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim janë vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri

Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone.

Mes specialistëve të hetuar është dhe Alteo Nazeraj i emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës. Ndërkohë që në vendin e Ardian Mustës, zv/ drejtor është emëruar Elona Hodaj.

    No videos found.