Pas Shqipërisë edhe Maqedonia rrezikon integrimin në BE nga një skandal korrupsioni

15 Gusht 2019, 19:30 | Përditesimi: 15 Gusht 2019, 19:30

Pak javë përpara verdiktit të të Bashkimit Evropian lidhur me hapjen e mundshme të negociatave me Maqedoninë e Veriut, Shkupi është mbërthyer nga një skandal i rëndë korrupsioni që kërconon madje edhe stabilitetin e qeverisë. E habitshme nga kjo çështje është se disa përgjime misterioze audio dhe video, të cilat mendohet se faktojnë përfshirjen e kryeministrit Zoran Zaev në një  rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë, që ka të bëjë me një ryshfet prej tetë milionë eurosh nga ana e një biznesmeni të fuqishëm maqedonas, janë publikuar në Itali.

Autor i “skup”-it të çuditshëm është gazeta ''La Verità”, e drejtuar nga Maurizio Belpietro, një gazetar i afërt me ekstremin e djathtë italian dhe për këtë arsye janë të shumtë ata që dyshojnë se edhe një herë ky operacion mediatik, në realitet, ka lindur nga lëvizjet sovraniste evropiane dhe ruse që nuk duan stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe që duan ta pengojnë me çdo kusht procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian. Një skenar shumë i ngjashëm me atë që ka disa muaj që po interpretohet edhe në Shqipëri.

Artikulli i fundit, i publikuar më 10 gusht, ka përfshirë direkt Zoran Zaevin, i cili është që prej majit 2017 kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe lider i partisë Bashkimi Socialdemokrat i Maqedonisë. Të gjithë artikujt mbajnë firmën e profesorit universitar me origjinë sllovene Laris Gaiser.

b.ha./Shqiptarja.com