Pas solidarizimit klubet shqiptare mendojnë të ndihmojnë financiarisht, Shkëndija e para

29 Nëntor 2019, 17:07

Sensibilimi dhe ndihma në këto ditë të vështira që po kalon Shqipria ka qenë i madh nga grupet e tifozëve, por edhe të klubeve. Përveç mesazheve mbështetëse nga shumë ekipe të njohura në botë, si Milan, Inter, Juvetus dhe të tjera, klube shqiptare po mendojnë të ndihmojnë financiarisht.

Pa u hequr meritat të gjithve klubeve të tjera shqiptare që kanë ndihmuar me ushqime dhë ç;të munden, një gjest fisnik po e bën klubi i Shkëndijës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në lidhje me ndeshjen e së shtunës në kampionat klubi shqiptar në Tetovë thotë

“Të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes Shkëndija vs Shkupi do të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.”