Pas tërmetit dhe Covid 19, dy libra për mirëqenien e fëmijëve

20 Gusht 2020, 17:00

Si e përjetove tërmetin? Çfarë është virusi korona? A mund të më ngjitet mua virusi? A duhet të mbajmë maska? Këto janë disa nga pyetjet më të shpeshta, që bëjnë fëmijët prindërve këtë periudhë, që mbarë bota është duke kaluar pandeminë Covid 19. Për këto dy situata u promovuan dy libra për fëmijë, “Trinka dhe Semi: Dita kur toka u lëkund”  dhe “Mposhtja e virusit të madh: Trinka, Semi dhe qyteza punojnë  tok” me autore Chandra Michiko Ghosh, synojnë lehtësimin e tronditjes psikologjike pas tërmetit dhe gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga Covid -19.