Pas tërmetit/ Veliaj: Shtëpitë e dëmtuara do të përfundojnë para Vitit të Ri

25 Shtator 2019, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2019-09-25 17:16:37

Kanë kaluar tre ditë nga tërmeti që solli dëmtimin e disa banesave kryësisht në Tiranë, Durrës e Elbasan dhe ka nisur puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetët e PS, Xhemal Qefalia dhe Mimi Kodheli, vizituan familjen prej 4 anëtarësh të Xhevdet Xhelekut në Petrelë.

S’kemi pritur as tre ditë nga tërmeti, kemi filluar rindërtimin e shtëpive: filluan shtëpitë në Ndroq dhe në Kashar, tani po fillojmë shtëpitë në Petrelë. Mezi pres që edhe në shtëpinë e Xhevdetit të vijnë që sot inxhinierët. Është caktuar kompania që ka marrë përsipër ta rindërtojë, do vijë të bëjë matjet. Ata do të zhvendosin plaçkat e tyre te fëmijët dhe pastaj do fillojmë rindërtimin e shtëpisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se shumica e familjeve, përfshirë edhe atë të Xhevdet Xhelekut në Petrelë, do të futen në banesat e re brenda dhjetorit.  Ai nënvizoi se ngjarjet e fundit ishin edhe një test që tregoi se Tirana di të ngrihet nga fatkeqësitë natyrore.

Rëndësi ka që shpëtoi jeta, kaluam një test të madh. Rëndësi ka që Tirana u ngrit në këmbë, shteti u ngrit në këmbë, qeveria, bashkia, njerëzit iu gjendën njëri-tjetrit me solidaritet. Kjo është e rëndësishme! Këto të tjerat janë llaç e tulla, kemi treguar se dimë t’i bëjmë shumë mirë, me cilësi dhe në kohë rekord. Ndaj, jam këtu për të sjellë disa ndihma për të kaluar këto ditët e para, por tani që me këtë diell të ri lind edhe një shpresë e re, fillon edhe një punë e re për të ndërtuar të gjitha shtëpitë”, u shpreh Veliaj.

 Kryebashkiaku shtoi se qyteti rrëzohet bashkë por edhe ngrihet bashkë.

Deputetja e PS, Mimi Kodheli dhe deputeti i zonës Xhemal Qefalia  vlerësuan  angazhimin e  strukturave shtetërore që janë përgjigjur që në momentet e para njerëzve në nevojë të prekur nga tërmeti dhe për fillimin e menjëhershëm të punës për rindërtimin e banesave.

    No videos found.