Pas Tiranës e Kukësit, nis edhe në Shkodër vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe efektivëve të policisë

3 Prill 2021, 12:55
  • Pas Tiranës dhe Kukësit, ka nisur vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe efektivëve të policisë edhe në Shkodër.

    Vaksinimi i gazetarëve të terrenit në Tiranë nisi që ditën e djeshme, ndërsa sot vijon paralelisht me vaksinimin e efektivëve të policisë.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin ndërkohë që nga totali prej 172.486 vaksinimeve të bëra mbi 100 mijë janë gjyshe dhe gjyshër.